Pas daljes nga BBV, Sara Gjordeni ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për deklaratat e saj të forta, një ndër të cilat dhe rrëfimi i “linjës së saj të jetës”.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Sara ka treguar për dhunën në familje nga i ati, për të cilin tha se e ka dhunuar të ëmën deri sa ka humbur një veshkë, i ka djegur shtëpinë dhe në moshën 16-vjeçare ka hapur një llogari në rrjetet sociale ku përpiqej të denigronte Sarën si njeri – një histori kjo që tronditi mbarë opinionin publik.
Mirëpo, ditën e sotme duket se i ati i Sarës ka kontaktuar me JOQ, ku ka përgënjeshtruar rrëfimin e Sarës dhe ka treguar versionin e tij të historisë, duke e kthyer këtë histori personale të tyren në një histori në sytë e gjithë publikut të gjerë.