DWTS është arena më e madhe e kërcimit të VIP-ave në vend, e cila veçse një arenë kërcimi është kthyer edhe në një arenë debatesh, ku (thuajse) të gjithë debatojnë me të gjithë, që nga juria, te VIP-at e deri te balerinët profesionistë.
Mbrëmja e pestë e spektaklit, solli eleminimin e Ronaldo Sharkës, por jo pa zhurmë – kryesisht prej debateve me Olta Gixharin, një nga anëtaret e jurisë.
Dukej se çdo marrëdhënie mes Oltës dhe Ronaldos ishte rregulluar me fillimin e DWTS, që nisi dhe me një puthje dore nga ana e Ronaldos, por kjo nuk rregulloi asgjë pasi javë pas jave ata vijuan me debate që ishin edhe të mbartura nga BBV.
Debati i sotëm nisi pas komentit të Oltës, e cila e quajti performancën e Ronaldos si valsin më të shëmtuar të këtyre 5 javëve spektakël, dhe u pasua me ironinë e gazetarit, i cili në fund të mbrëmjes u eleminua nga DWTS.