Luiz Ejlli u kthye në fenomenin e vitit me lojën e tij në BBV, natyrën dhe humorin e tij. Formati u kthye në eksperiencën që i ndryshoi jetën këngëtarit, jo vetëm për popullaritetin dhe mbështetjen që fitoi nga publiku, por edhe sepse gjeti dashurinë e jetës brenda shtëpisë së BBV.
Por, a ju kujtohet koha kur moderatorja Kiara Tito as nuk e shihte me sy e as nuk i fliste Luiz Ejllit? Ndodhi pikërisht në kohën kur u bë e ‘madhe’ historia e sëmundjes së Luizit, dhe Kiara i kërkoi partnerit të saj (tashmë) mos t’i fliste fare.
Ndërkohë, në atë periudhë Luizi nuk fliste as me banorët e tjerë të shtëpisë, deri në një mbrëmje karaoke, ku Luizi nisi të këndojë i vetëm këngën “A do të vish”, teksa shkëmbente shikime me Kiara Titon. Pikërisht ky, ishte dhe momenti i kthesës së Luiz Ejllit, ku u ringrit dhe u bë personazhi që pamë për gjithë muajt e tjerë të asaj eksperience.
( Videon e gjeni këtu 👈🏻 )
E nga koha kur me zor shihej në sy me Kiara Titon, tashmë Luiz Ejlli është krah moderatores, të lumtur dhe më të dashuruar se kurrë!!
“Kur të zë Kiara Tito dushin” – shkruan Luizi në një postim në Instastory, teksa ka (ri)hapur versionin karaoke të këngës “A do të vish” , duke na sjellë në kujtesë ato momente të lojës së BBV.