Gabriela Arapi është një nga banoret më të komentuara të “Për’puthen”. Natyra e saj provokative ka bërë që konkurentja të jetë në qendër të vëmendjes që në fillim të programit, duke fituar mjaft pëlqyeshmëri në publik, aq sa tashmë ndjekësit duan ta shohin edhe në shtëpinë më të famshme në vend.
Në një “ask me a question” që konkurentja e “Për’puthen” ka zhvilluar në Instastory, ndjekësit e pyesin a do të bëhet pjesë e BBV.
“Kurrë mos thuaj kurrë. Besoj që po nëse do më ofronin për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” do pranoja një eksperiencë më ndryshe, 24 orë me publikun dhe sigurisht që ju do më dërgonit deri në finale jam e sigurt për këtë” – shprehet Gabriela e cila është mjaft e bindur se do të shkaktonte “tërmet” në atë shtëpi dhe se banorët nuk do e përballonin dot.
“Do shkaktoja tërmet në “Big Brother”, sdo më përballonin dot” – kanë qenë fjalët e Gabrielës për pjesëmarrjen e saj në BBV.
Konkurentja duket se është mjaft e hapur ndaj ftesës për t’u bërë pjesë e shtëpisë, kështu që ne na mbetet të presim e të shohim nëse do të jetë një nga banoret e radhës.