Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, ish-banorja e Big Brother Vip 2 Mikela Pupa, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj pas spektaklit.
Ajo ka treguar se veten e saj e sheh si moderatore dhe se po përgatitet për një projekt.
Ndërsa është pyetur nëse mban konakte me ish-banorët, ajo ka treguar se me të gjithë është në kontakt dhe se gëzon respekt për ta.
Në lidhje me Luizin, që ky i fundit i ka hequr “follow-n”, Mikela u shpreh se as nuk e kishte vënë re por ndejkësit e saj e kishin vënë re. Ajo tha se gjithashtu nuk kishte vazhduar ta ndjekë më në rrjete sociale pas veprimit të këngëtarit, por se ishte ndeshur më të në ambientet e “Top Channel”.
“Unë kam respekt dhe kam komunikim për të gjithë banorët. Seç bëjnë heqin e shtojnë nëpër Instagram nuk u kushtoj rëndësi fare, kudo që i shoh i përshëndes. Siç përshëndeta edhe Luizin poshtë, që më kishte hequr para dy ditësh nga Instagrami. Për mua nuk bëjnë sens këto gjëra, me qëllim që të përflitesh. Unë kam respekt për të gjithë”, tha Mikela për Top Channel.