Luiz Ejlli vijon të mbetet personazhi më i komentuar dhe më i dashur për publikun. Në prag të nisjes së sezonit të tretë të BBV, shumë lajme qarkullojnë lidhur me fituesin e sezonit të dytë dhe BBV3.
“A do të jetë Luiz Ejlli opinionist i BBV3?”, “A është syri i Luizit ai i logos së re të BBV?” – Këto janë disa nga pyetjet që qarkullojnë më së shumti lidhur me Luizin.
Këto janë edhe pyetjet që Ronaldo Sharka i ka drejtuar Luizit në premierën e “5 herë jo” – pyetje për të cilat Luizi ka thënë:
“Nuk ua them tani, prisni derisa të fillojë Big-u, e sigurt që ka diçka se unë nuk rri dot pa bërë diçka” – ka thënë Luizi dhe mund të themi se indirekt e konfirmoi që do të jetë opinionist në BBV3.