Fifi ka qenë e ftuara e radhës në “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, ku ndër të tjera ka treguar gjatë e gjerë për eksperiencën në BBV1.
Këngëtarja ka treguar se ato që e bënë të merrte vendimin për të lënë lojën, ishin fjalët e opinionistes Balina Bodinaku, e cila i tha se po kërkonte vëmendje se i kishte rënë dhe kjo ishte arsyeja që sillej ashtu në shtëpi.
Fifi tregoi se thënë këto fjalë nga dikush që ishte jashtë, ajo mendoi se jashtë nuk e donte më askush, as familja, as shoqëria, se do i bëhej “gjyq publik” dhe se po i shkatërrohej karriera, prandaj vendosi të dilte nga BBV.
Nisur nga situata e saj, Fifi tha se opinionist në BBV3 duhet dikush që ka qenë pjesë e lojës dhe e ka përjetuar nga brenda shtëpisë atë eksperiencë.
“Mund të jetë Luizi, Iliri, Donaldi, Einxhel, Efi, por vetëm të jetë dikush që e ka përjetuar atë eksperiencë” – ka thënë Fifi.