Nuk ka ndryshuar aspak pas hyrjes dhe daljes nga “Big Brother VIP”, jo vetëm për faktin se nuk qëndroi shumë gjatë, por edhe sepse, për aq kohë sa qëndroi, Endrik Beba zgjodhi që të ishte i vërtetë. Ndonëse u provokua në disa situata, edhe për shkak të një raporti që kishte pasur disa vite më parë me Sara Gjordenin, Endriku nuk preferoi ta përdorte këtë “AS”, sepse nuk hyri për të bërë një lojë të tillë, siç tha ai edhe pas daljes.
Ama shokët e grupit “Urban Band” nuk kanë të njëjtin mendim me mikun e tyre. Për ta, mirë do ishte që Endriku “t’i kishte bërë pak lëmsh” banorët, edhe pse kjo mund t’i kishte kushtuar pak.
Megjithatë, nga ajo shtëpi kanë ardhur shumë gjëra të reja, madje mund të vijnë edhe bashkëpunime, në mendimin tonë të parë, të pamundura. Çfarë për shembull? Po ja, një bashkëpunim në muzikë i Endrikut me Bardhin, si ju duket?
I pyetur për këtë, në mikrofonin e “Pushime on Top”, solisti i “Urban Band”, nuk u mendua gjatë: “Pse jo, ndoshta…”– tha ai, pasi tregoi se vera do të sjellë për grupin bashkëpunime të çuditshme.