Karriera ishte arsyeja që e bëri DJ PM të hynte në Big Brother VIP pa e ditur se aty do të gjente dashurinë. Në një intervistë me Canapé, ai ka reflektuar për lidhjen me Sarah Berishën dhe e quan veten vazhdimisht me fat pasi ajo i ka ndryshuar jetën. Sipas tij, Sarah është arsyeja pse ata janë bashkë.
“Unë mendoj që Sarah është arsyeja që ne jemi bashkë. Unë jam më pak i kuptueshëm, s’dua të gënjej. Jam më me temperament, ngutem dhe Sarah ka filluar që më kupton botën dhe ma njeh temperamentin dhe kemi ardhur në një pikë që ma bën rrafsh por jo për ndonjë gjë pa lidhje, por kur bëhem nervoz për arsye të kota dhe më lë.”
PM shton se ata nuk grinden shpesh, madje edhe zënka e tyre ‘më e madhe’ duket kaq e ëmbël.
“Unë me Sarën nuk zihem shumë, betohem në Zot. Unë e Sarah grindjen më të madhe që kemi që distanca e bën pak të vetën se të merr malli, të mungon. Zënkën më të madhe e kemi “a po vjen ti a të vij unë?”, domethënë aty e spostoj.” – ka treguar ai.
Artisti e përshkruan blogeren si një vajzë tepër të durueshme. Mbi të gjitham ai vlerëson shumë mbështetjen e saj të palëkundur kundrejt tij dhe ndihet paksa ‘fajtor’ që nuk reflekton të njëjtën gjë në publik.
“Sarah e merr linkun e këngën që nxjerr unë dhe e vendos në ‘bio’-n e vet, është shumë suportive, shumë, më suporton dhe shumë faleminderit prej saj. Unë nuk bëj të njëjtën gjë, s’dua të të gënjej por ndoshta me projektet që bën ajo merrem më pak, e nxjerr më pak nëpër Story, e suportoj më pak. E di që e suportoj prapa Instagram-it e rrjeteve sociale, kjo e di sa e suportoj me këshilla që i bëjnë punë, por ta nxjerr në Story ‘Sarah ka bërë këtë”, shumë rrallë.” – u shpreh PM.