Me sa duket, dasmat e personazheve publikë nuk mbarojnë!
Në një intervistë për “Pushime on Top”, një tjetër çift ka deklaruar se do të martohet në vjeshtë. Bëhet fjalë për Venera Lumanin dhe Lind Islamin.
Dyshja kanë qenë të ftuar në dasmën e Kleas dhe Elgitit, ku kanë dhënë një intervistë të shkurtër për moderatoren Lei Kraja.
Teksa Lei i ka pyetur nëse dasma e Kleas dhe Elgitit i inspiron për t’u martuar, Lindi dhe Venera janë përgjigjur që thjesht nuk kanë caktuar datën, por dasma do të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.
Lindi dhe Venera janë njohur në “The Voice of Albania” dhe po jetojnë dashurinë e tyre prej disa vitesh tashmë – dashuri të cilën kanë vendosur t’a kurorëzojnë në martesë këtë verë.
Epo, shumë urime për çiftin!