Tashmë të gjithë janë të njohur me Luiz Ejllin dhe sukseset e tij të njëpasnjëshme që prej daljes nga BBV.
Koncerte, intervista, projektet muzikore , filmi që xhirohet – të gjitha këto e kanë bërë verën e Luizit të ngarkuar dhe pa pushime.
Mirëpo, edhe pse i zënë gjithë kohën me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Luiz Ejlli nuk ka lënë pas as karrierën e tij muzikore.
Aktualisht, Luizi po punon me një këngë të re, xhirimet e klipit të së cilës do të bëhen më datë 19korrik.
Dhe gjejeni pak kujt i dedikohet kënga?? Sigurisht që partneres së tij Kiara Tito, që mesa duket është kthyer në muzën e tij të frymëzimit për sa i përket krijimtarisë tij në muzikë.
Këtë detaj, Luizit ia zbuluan në “FiksFare”, ku ai ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme.
“Prap je ti Kiara,shpirtin ty t’a fala dhe më doli fjala..” – janë vargjet e dedikuara nga Luizi për partneren e tij.
Për pjesën tjetër të projektit, do duhet të prisni deri pas datës 19, sepse deri tani vetëm kaq u zbulua nga kënga e re.
Kujtojmë se, që prej rikthimit të Luizit në ekran dhe njohjes me Kiarën në BBV, kjo është kënga e tretë që ai i kushton moderatores, në 4 këngë të reja që ka bërë gjithsej. Eh,mesa duket dashuria është burimi i frymëzimit të Luizit këto kohë, kështu që na mbetet të shijojmë mënyrën se si këngëtari i shpreh dashurinë partneres së tij, Kiara Tito! 🙂