Pas komentit të Luizit, se do i vijë koha edhe Efit për t’u marrë me të, duket se ish-banorja nuk e priti dhe aq mirë.
Si fillim, ajo nisi të postojë në Instastory disa editime gjatë momenteve në BB, teksa shfaqej duke qarë pas debateve me Luizin. Më pas Efi vijoi me një deklaratë në një Instastory ku shprehej se i ishte “hapur barku” me këtë situatë.
E në fund, pas gjithë deklaratave indirekte e direkte, Efi vendosi të veprojë e para, duke e hequr vet ajo nga Instagrami Luizin, para se t’a bënte ai. Ndërkohë Luizi ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje të fundit!