Të gjithë e njohim Antonela Berishën si një nga konkurentet më të komentuara të “Për’puthen”, më pas si banore të BBV1 e si moderatore të “Top Arena”. Por, veç televizionit Antonela është edhe një sipërmarrëse në industrinë e veshjeve dhe modës, me brandin e saj “Ella B”, e cila ka qenë dhe ëndrra e saj e hershme.
Ndonëse tashmë brandi i saj njihet gjerësisht, Antonela ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj rrugëtimin për të arritur aty ku është sot, përmes disa Instastory-sh, ku ka treguar si nisi dhe si vazhdoi gjithçka.
Antonela Berisha ka rrëfyer ëndrrën e saj të së qenurit dizajnere. Ajo ka treguar se të qepte ka mësuar që fëmijë, në rrobaqepsinë e tezes së saj të cilën e pyeste për copat, teknikat e qepjes etj. Më vonë ajo iu është dedikuar studimeve të modës në Milano ku gjithmonë ka qenë studente e dalluar.
Dyqanin e saj të parë, bukuroshja nga Shkodra e ka hapur në Kosovë dhe sipas saj nuk e përballonte dot fluksin e porosive për fustane.
Pas rikthimit në Itali vend ku është rritur dhe ka punuar si shitëse e më pas menaxhere e dyqaneve të firmave luksoze në Milano, Antonela erdhi në Shqipëri për të marrë pjesë në Për’puthen.
Edhe pse fatin e jetes nuk e gjeti, influenca në publik bëri që ish-konkurrentja të fitojë para me anë të reklamave dhe t’i kursejë ato për një dyqan në të ardhmen – kursime që i rriti edhe më tepër me pjesëmarrjen e saj në BBV1.
Kaq mjaftoi që Antonela të hapë dyqanin e parë fizik me shumë përkushtim dhe dashuri. Figurat më të bukura të ekranit do të visheshin prej duarve dhe krijimeve të saj. Vetë ajo ka krijuar, dizajnuar, stiluar, ka fshirë, larë, pastruar, blerë mobilie të përdorura vetëm për të realizuar ëndrrën e jetës.
Sot ajo ka arritur të ketë biznesin e ëndrrave, Ella.B, në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit.