Alban Ramosaj është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Këngët e tij janë komentuar gjithnjë si tejet të veçanta, e sidomos kënga e fundit në “Festivalin e Këngës 60”, dy vite më parë me titull “Theje”.
Megjithatë, në gusht të këtij viti, Alban Ramosaj deklaroi përmes një postimi se hoqi dorë nga muzika përfundimisht, e më pas nuk dëgjuam më asgjë për të.
Më në fund pas kaq muajsh, Albani u rishfaq sërish me një postim në Instagram, e mesa duket ka shkuar pranë familjes së tij në Amerikë.
“Jo një kapitull, por një libër tërësisht i ri” – shkruan Albani në postimin e fundit, duke nënkuptuar se ka nisur tashmë një jetë të re.
Megjithatë, ne ende presim të dëgjojmë projekte të reja nga një artist unik dhe tepër i veçantë në stil si Alban Ramosaj.