Rudina Dembacaj është përballur me një surprizë jo dhe aq të këndshme së fundmi. Aktores i është bërë një kamera e fshehtë në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”.
Në kamerën e fshehtë bëhet fjalë për një vajzë që merr Rudinën në telefon dhe i thotë se para pak ditësh ka parë burrin e saj (Mark Frrokun), me një gocë bjonde që ishte shumë e bukur, teksa putheshin dhe e kishte fotografuar dhe kërkoi një shumë të caktuar për të mos i bërë publike fotot.
Përgjigja e Rudinës është epike: “Ka shije burri im se prandaj e kam marrë”, ndër të tjera. Më pas ajo i thotë se nuk ka në plan të bëjë asgjë për të shpëtuar Markun nga “skandali” i fotove, e nëse ai e ka tradhëtuar do ndahet nga Marku se ka burra plot, ndërsa ka vazhduar t’a marrë me shumë sportivitet bisedën, pasi nuk e ka besuar ndësa video ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet.
Biseda e plotë në videon më poshtë