Ndërsa BBV hap dyert e shtëpisë më datë 13 janar, “listës” së banorëve të supozuar në rrjet sa vjen e i shtohen edhe më shumë emra.
Adrola Dushi është një ndër shumë emrat që qarkullojnë në rrjet si një banore e mundshme e shtëpisë së BBV3, e me sa duket kjo tashmë është bërë një pyetje aq e shpeshtë për modelen, sa ajo ka vendosur t’i japë përgjigje publikisht.
“Mos më pyesni më nëse do jem apo jo pjesë e BBV!! NUK DO JEM.” – shkruan Adrola në një postim të shpërndarë në Instastory.
Pra, përfundimisht modelja e ka dhënë përgjigjen e saj sa i përket hyrjes në BBV3.