Dy banorët e “Big Brother Vip Kosova” janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për Albyn dhe Lumbardhin, ku kjo e fundit po diskuton me banorët dhe është ulur në prehër të tij.
Ditët e fundit Alby dhe Lumbardhi janë parë shumë të afërt nëpër shtëpi ku përqafohen dhe kalojnë më shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ndryshe nga herët e kaluara të gjithë banorët e shtëpisë janë të nominuar, ku rrezikojnë të dalin dhe të humbasin mundësinë për çmimin e madh.
A do të jenë Alby ose Lumbardhi të eliminuarit dhe të ndalojë këtu kjo romancë që mesa duket po lind mes tyre brenda shtëpisë?