Luiz Ejlli vijon të mbetet artisti më i preferuar i publikut. Prej kohësh, ai është ftuar për një koncert në Milano, ndërsa i ndodhi një “surprizë” mjaft e këndshme.
Rezervimet e biletave ishin aq të shumta, sa që organizatorëve të eventit iu desh të ndryshonin lokacionin, pasi vendi i përzgjedhur fillimisht nuk kishte kapacitetin e mjaftueshëm për të pritur gjithë pjesëmarrësit në koncertin e Luizit, duke u zhvendosur drejt një lokacioni me më shumë kapacitet që gjithashtu është i tejmbushur me fansat e këngëtarit.
Madje, për të përballuar gjithë njerëzit që do jenë të pranishëm, Luizi ka vendosur të marrë “përforcime”. Të paktën, kjo ka qenë mënyra e tij për të treguar se cili është artisti tjetër që do e shoqërojë Luizin në skenë më datë 21Tetor.
“Meqë ka shumë kërkesa dhe shumë njerëz, unë nuk mundem t’i përballoj vetëm. Kam nevojë për mbështetje dhe mbështetja më e madhe për mua…” – thotë Luizi duke buzëqeshur e duke drejtuar kamerën nga Elvis Pupa.
Pra, një super koncert është i garantuar në Milano, me një dyshe mjaft interesante ku përveçse muzikë, e sigurt do të ketë edhe shumë humor. 🙂