Ende nuk ka përfunduar java e tretë që prej nisjes së BBV, dhe një tjetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpi, pas atij të përjashtimit të ish-futbollistit Klodian Duro.
Këtë herë, zarfi ishte për thyerje të rregullores, nisur nga Jul Deda e më pas vazhduar nga banorët e tjerë.
Ditën e djeshme, BBV iu ka caktuar banorëve zhvillimin e një loje ku në dyshe të ndara nga liderja e shtëpisë Erjola Doci, banorët duhet të rrinin të ngjitur me njëri tjetrin të lidhur me letër celofan, ndërsa për t’u ushqyer do të ndihmoheshin vetëm nga Erjola.
Juli ka thyer rregullat i ndjekur nga banorët e tjerë, duke pirë cigare, veprim i palejuar për lojën. Për këtë, në shtëpi mbërriti zarf i zi, përmes të cilit u komunikua se spektaklin e së shtunës, do të hapet një televotim për të gjithë banorët dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë po atë natë.