Vipat shqiptare me sa duket kanë nisur nje trend te ri dhe po ua shpjegojme me dy fjale : FESTA PRIVATE!!
Fillimisht nisi me dasmen e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj,te cilet vendosen qe ceremonine e tyre ta kishin ne fshehtesi te plot,larg syrit te publikut dhe medias. Madje aq te prere ishin ne kete vendim, sa iu kerkuan te gjithe te pranishmeve te mos postonin asgje ne rrjetet e tyre sociale.
Edhe pse rregulli u ‘thye’ deri diku nga Ylli Limani dhe Eraldo Rexho, të cilët postuan detaje të vogla, përsëri dasma mbeti hermetike.
Artikuj të sugjeruar:
Thashetheme dasme në Whatsappin e Arbana Osmanit/ Publikohen bisedat
Dasmën e pamë/ Tani është koha e prapaskenave të ceremonisë së Arbanës & Edit!!
Pas Arbanës, edhe Armina Mevlani vendosi të bëjë te njëjtën gjë.
Ajo ka festuar 32-vjetorin e saj të lindjes dhe ndryshe nga çdo herë tjetër, ka vendosur t’a përmbledhë festën e saj në vetëm një postim.
Nga ana tjetër, edhe ish-banorja e “Big Brother” , Mikela Pupa ka festuar ditëlindjen e saj, duke vazhduar të njëjtin trend për të qëndruar sa më private dhe duke mos postuar asgjë në rrjetet e saj sociale, përveç pamjeve të Gjipesë, vendit ku edhe festoi me shoqërinë e saj.
Nuk e dimë se sa do të vazhdohet ky trend edhe nga personazhet e tjerë publikë , por tre vajzat që e kanë provuar tashmë dëshmojnë se ndihen më mirë dhe mund të shijojnë festat e tyre ‘rehat’ , duke mos u shqetësuar për rrjetet sociale.