Një nga çiftet më të komentuar dhe më të pëlqyer në rrjet është Adrola Dushi – Capital T. Ndonëse ende të padeklaruar publikisht për njëri- tjetrin, ata gjithmonë kanë lënë “sinjale” për fansat që tregojnë se po, ata janë në një lidhje prej kohësh.
Mirëpo, me sa duket të paktën nga postimet e tyre, ata janë duke kaluar një “krizë”. Së pari, ka qenë Adrola ajo e cila ka postuar një Instastory, që është ndjekur më pas nga një postim i Capital T në “Threads”, e më pas një tjetër postim i Adrolës i cili nuk mori përgjigje nga Capital, të paktën publikisht.
Kjo situatë, duket se e ka bërë Adrolën më romantike se kurrë, duke shkruar në postimin e saj të fundit një citat, që rrjeti e mori si një dedikim për reperin.
“Në jetën e çdokujt, në një pikë të caktuar, zjarri ynë i brendshëm del jashtë. Më pas shpërthen në flakë nga takimi me një tjetër qenie njerëzore. Të gjithë duhet të jemi mirënjohës për ata që ringjallin shpirtin e brendshëm”
Si mendoni ju, është një dedikim për reperin, një mesazh apo diçka tjetër?!