Ndonëse prej vitesh nuk ka lançuar projekte të reja dhe disi është larguar nga bota e spektaklit, Jonida Maliqi ende vijon të mbetet një emër mjaft i njohur në media.
Këngëtarja mund të ketë vendosur të qëndrojë larg ekranit dhe spektaklit, por asnjëherë larg rrjeteve sociale, pasi ajo është gjithnjë aktive me ndjekësit e saj e sidomos në Instagram.
Së fundmi, ka tërhequr vëmendjen një postim që Jonida ka shpërndarë në Instastory, ku shkruhet: “Ndonjëherë njerëzit rikthehen në jetën tuaj, për të parë nëse jeni ende budallenj. Mos i lini ata të hyjnë.”
Nuk dihet me kë e ka konkretisht Jonida Maliqi, nëse bëhet fjalë për ndonjë miqësi të përfunduar apo romancë.
Kujtojmë se prej kohësh Jonida nuk përflitet për ndonjë romancë në rrjet dhe romanca e saj e fundit mjaft e komentuar, ka qenë ajo me Romeo Veshajn.