Të gjithë mbajmë mend për bujën e madhe që bëri lidhja e Loredanës me 21 vjeçarin Karim Adeyemi, kjo për faktin që kjo e fundit është më e madhe dhe se partneri i saj është me ngjyrë. Mozzik ka qen ndër të parët që ka ironizuar këtë mardhënie duke u veshur me ekipin kundërshtar të këtij të fundit dhe ironitë nuk kanë munguar për shumë ditë.
Por pas gjithë kësaj drame dhe ‘thumbash’ i është bashkuar dhe Noizy i cili ditën e djeshme ka postuar një video me fanellën e Karim Adeyemi, dhe që më pas e ka ripostuar Loredana me titullin ‘Kingi’. Ajo që bie më së shumti në sy janë komentet negative kundrejt Noizyt pasi sipas tyre la në baltë një çun shqiptar si Mozzik duke marë parasysh që dikur kanë pasur miqësi e cila u konkretizua dhe në një bashkpunim ‘Bonjdur Madame’ i cili u fshi më pas.