Nora Istrefi ka qenë e ftuar në “1 kafe me Labin”, në një intetvistë si rrallë herë. Këngëtarja ka ndarë detaje lidhur me jetën e saj.
Labi është ndalur edhe te marrëdhënia e saj me ish partnerin, Robert Berishën, me të cilin ka edhe një vajzë, Reneé.
Këngëtarja 38-vjeçare tha se raportet me ish bashkëshortin tani janë shumë të mira dhe se ai është shumë i kujdesshëm sa i përket vajzës së tyre, Renee.
Sa i përket pyetjes nëse do të martohej sërish, Nora ka treguar qartë që as nuk e ka ndërmend një gjë të tillë.
“Njeriu njëherë gabon, të dytën herë është problem, unë probleme nuk boj mo,” ishte përgjigjja e prerë e Norës.