Sara Hoxha është një nga emrat më të lakuar të showbiz të momentit. Nga roli i saj në filmin “Në kuadër të dashurisë” që u prit mjaft mirë nga publiku, aftësitë e saj si aktore, e deri te thashethemet për një ndarje të supozuar nga partneri i saj Ledri Vula, emri i Sarës po përmendet kudo.
Së fundmi, Sara ka ndarë si rrallëherë një foto të fëmijërisë, ku duket mjaft e lumtur me familjen e saj. Fotoja është postuar nga vëllai i Sara Hoxhës, e më pas ripostuar nga Sara.
Me sa duket, “zhurma” e muajve të fundit e kanë bërë Sarën mjaft nostalgjike.