Stilisti i njohur Zeqir Olluri ka qenë i ftuar në emisionin “Rreth e rrotull” për të folur lidhur me stilin e meshkujve të showbizit, një ndër të cilët edhe Luiz Ejlli, njeriu më i përfolur i momentit.
I pyetur lidhur me stilin e këngëtarit, stilisti ka thënë se nuk dëshiron t’a komentojë fare, pasi për të stili i Luizit është shumë bazik.
“Nuk kisha dash me e komentu, ja kaq. Një numër shumë i vogël i VIP meshkuj janë trend për sa i përket modës. Luizi në përgjithësi nuk më ka pëlqyer kurrë për aparencën që ka shfaqur në televizion. Për mendimin tim është bazik dhe shumë i thjeshtë, tepër shumë i thjeshtë. Nuk dua të komentoj më shumë” – ka thënë Zeqir Olluri.