Meritoni është një nga banorët e këtij edicioni të BBV, i cili deri më tani ka qenë mjaft aktiv në debate dhe në anën sentimentale,ku midis tij dhe gazetares Ilnisa duket se ka lindur diçka që lehtë mund ta konsiderojmë më shumë se miqësi.
Ai ka treguar nga jeta e tij dhe ka përmendur se është edhe babai i një djali(i panjohur për publikun).Rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-partnerja e tij që është dhe mamaja e djalit në një rrëfim të gjatë në Instastory ku thekson se Meritoni nuk i ka dhënë djalit as mbështetje monetare e as atërore pasi nuk janë takuar kurrë(gjithnjë sipas versionit të saj)
“Pas së gjithave desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë te cilën mund ta quaj Baba “biologjik”. E përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live” – është shprehur ish-partnerja e moderatorit nga Kosova.
Reagimi i plotë i ish-partneres së Meritonit dhe nënës së djalit të tij: