Jonida Vokshi ka bërë një postim shumë intim në rrjete sociale, në caption-in e së cilës ka bërë një rrëfim prekës, në formën e dedikimit për djalin e saj Lan.
Ajo ka ndarë një foto dy orë pas lindjes, në të cilën shkruan:
“Një foto që mbase shumë prej jush mund të mos ju duket aspak “instagramiste” por është jetësore më shumë se sa cdo foto tjetër e postuar. Dhe më e bukura në botë për mua! 2 orë pas lindjes, e dërrmuar pas orëve të tëra për të të sjellë në jetë.
Lan, më ke dhënë një forcë shumë të madhe mam. Dicka që nuk e mendova do ndodhte kur ti ishe brenda meje. Mendova ditë të veshtira, situta aspak të lehta kur bëhesh mami për të dytën herë, ndërkohë që ke edhe një profesion për t’i dedikuar kohë. Dhe të kap paniku! Por ti bir erdhe për të ma zbukuruar jetën akoma dhe më shumë, për të ma lehtësuar lodhjen e ditës e për të më dhënë një shplodhje shpirtërore. Siguriiiiiiiiisht nuk është aspak e thjeshtë, ka momente që mendoj që nuk mundem edhe dorëzohem ndonjeherë. Ka lot, ka pagjumësi, ka dobësi, por të quaj BEKIM cdo ditë! Përvec kësaj më bëre mam çuni. Të dua me gjithë qënien time vëllai Emit!”