Egla Ceno është shfaqur në kryeqytet edhe pse rrjeti po “zjen” prej orësh për një rikthim të saj në “Big Brother Vip”.
Disa ndjekës bëjnë me dije se ish-banorja është parë në zonën e “Komunës së Parisit” me kapele dhe rroba të zakonshme, në shoqërinë e disa personave që me siguri mund të jenë të afërmit e saj.
Pra “miti” i videos virale në dhomën e izolimit, bie! E gjitha mesa duket ka qenë një gënjeshtër e produksionit për 1 Prill, një tjetër rast që është shfrytëzuar për klikime.