Dafina Zeqiri dhe Dj Geek na vërtetuan edhe një herë se me një ish-partner nuk mund të kesh marrëdhënie, aq më tepër profesionale. Thënë kjo, me përfundimin e këtij sezonit veror, Geek njoftoi edhe largimin nga “Moneyz Music”, që u pasua më vonë nga një ‘unfollow’ në Instagram dhe fshirjen e të gjitha këngëve të tij nga “YouTube”.
Ndërkohë, një video gjatë të cilës Dafina këndon këngën “F*ck you” në koncertin e fundit të sezonit, është bërë virale në rrjet, teksa ajo këndon pjesën e censuruar të këngës, pasi ajo e dinte që pas koncertit ish partneri i saj do të bënte njoftimin për largimin nga ekipi i saj. “Shko veten q*je” dëgjohet të thotë Dafina ndër rreshta.
Ndërkohë, Xl Social Media bëri me dije se Dafina postoi edhe në aplikacionin “Threads” lidhur me Dj Geek, ku shkruante se gjithë “pesha” e ndarjes bie mbi gratë, dhe në fund sërish ato do të cilësohen si k*rva. (Postim tashmë i fshirë)