Para disa kohësh, një debat virtual “ndezi” rrjetin dhe nxiti reagimin e shumë personazheve publikë dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për debatin mes Luizit dhe Dea Mishel, i cili e pati zanafillën në një koncert të Luizit ku shau Dean nga familja, në të njëjtën ditë kur Dea po festonte ditëlindjen e nënës së saj.
Nisur nga kjo, Dea nuk i shpëtoi dot pyetjes për Luizin nga gazetarët në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Me Luizin si i kishe marrëdhëniet?
Dea: Nuk kam pasur skena xhirimi me të, plus që xhirimet ndodhën pak pasi patëm atë përplasjen pas ndodhisë në koncertin e tij që më kishte ofenduar nga familja.
Do i flasësh sonte Luizit?
Dea: Jo.
Nuk keni pasur mundësi komunikimi?
Dea: Kemi pasur dhe më tha prapë diçka shumë të keqe, që unë të shaj prap po të dua. Kështu që, unë kurrë më nuk i flas atij njeriu!