Me sa duket, gazetari Eni Shehu dhe incidentet në emision janë në “një lidhje të fortë dashuri – urrejtje” !! :p
Shaka kjo, por e vërteta është që incidentet me Enin ndodhin gjithmonë dhe reagimet e tij janë epike.
Këtë herë, gazetari është përballur me një incident në nisje të sezonit të ri të “Pushime on Top” – emision të cilin do e moderojë së bashku me moderatoren Lei Kraja.
Kështu, për të bërë hapjen e emisionit, Eni së bashku me moderatoren ishin në Ersekë duke kalëruar, ndëra gazetati nuk e ka bërë dot kalin të ndalojë duke rënë përtokë.
“Ishte një episod shume real dhe shumë i sikletshëm, por shpëtova paq, me dëmtimin më minimal të mundshëm” – është shprehur gazetari duke treguar që nuk ka pasur dëmtime serioze.
Kjo nuk është hera e parë që Enit i ndodhin gjëra të tilla. Disa javë më parë, gjatë transmetimit të “Live from Tirana” në një intervistë me Julian Dedën, gazetari theu karrigen në të cilën ishte ulur, duke shkaktuar shumë zhurmë dhe të qeshura në studio, moment i cili u bë viral në rrjetet sociale.