Zhaklin Lekatari ishte opinioniste e edicionit të dytë të BBV, gjatë të cilit debatet më të forta i ka pasur me Luizin dhe Kiarën, debate prej të cilave ish-opinionistja u kritikua gjatë edhe në publik.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj, Zhaklina herë pas here poston në Instagramin e saj “kunja” lidhur me çiftin, si për t’i nxjerrë “zbuluar” në projektet e tyre të reja. Dhe këtë herë është radha e Luizit!
Së fundmi, gazetarja ka postuar në Instagramin e saj një këngë të Lorenzo Jovanotti, por diçka tjetër është ajo që ka tërhequr vëmendjen – vija melodike e këngës, e cila është tepër e ngjashme me atë të këngës së re të Luiz Ejllit.
Zhaklin Lekatari nuk ka thënë asgjë lidhur me këngën e postuar, apo këngën e Luizit, por ajo që mund të thuhet është që vërtet vihet re ngjashmëri ndërmjet dy vijave melodike.
Ndërkohë, Luiz Ejlli ende nuk ka reaguar për sa i përket situatës.