Mëngjesi i sotëm nisi pak ndryshe sot në “Wake Up”. E ftuar ka qenë ekspertja e marketingut, Jori Vila, e cila refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të moderatores, duke kërkuar që pyetjet t’ia drejtojë vetëm Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi, dy moderatorët e tjerë.
Kjo situatë e krijuar e habiti moderatoren, e cila nuk diti si të reagojë.
Por, mesa duket e gjitha ishte një “rreng” kundrejt Neada Muçaj, moderatores së “Wake Up”, e cila sot feston ditëlindjen.
Menjëherë pas kësaj, stafi hyri brenda me një tortë në dorë duke e uruar dhe kjo ka bërë që Neada të shpërthejë në lot.