Arbana Osmani nuk do të jetë moderatore e BBV3 – kjo tashmë është zyrtare dhe e ditur nga të gjithë.
Por, edhe pse jo si moderatore e BBV3, Arbana sërish do të jetë pjesë e ekranit. Këtë, moderatoja e ka konfirmuar edhe një herë, me anë të një komenti ku një ndjekëse i shkruan se njerëzit e duan më pranë në ekran e jo në tavolinë.
Këtij komenti, Arbana i është përgjigjur duke thënë: “Nuk iki nga ekrani unë aq kollaj jo. Do shihemi shpejt”
Nuk dihet nëse Arbana ka në plan të vijojë me një edicion tjetër të “Dua të të bëj të lumtur”, apo ndonjë projekt tjetër, megjithatë sipas Arbanës, prania e saj në ekran është fakt.