BBVK2 vijon të sjellë shumë diskutime e debate brenda shtëpisë, e në një reality nuk ka se si të mungojë pak romancë, ku protagoniste është Alba Vuka. Duket se mes djemve të shtëpisë ka nisur një “betejë” për të fituar zemrën e Albës, e kryesisht mes Lumbardhit dhe Ganisë.
Nga ana tjetër, Alba e ka theksuar edhe një herë tjetër se as Lumbardhin dhe as Ganinë nuk i sheh më shumë se miq për momentin.
Ajo ka thënë se nuk i përket askujt dhe asnjërit, dhe se e prezanton vetëm veten brenda Big Brother VIP Kosova 2.
“Unë nuk jam lodër, unë nuk jam e askujt, unë jam njeri kam ndjenja edhe i kam sqaruar ndjenjat e mia, nuk jam as e Lumbardhit dhe as e Ganisë”
“Jam unë, jam personi i vetëm kam një karakter timin dhe personalitet timin, mos të më referohen se jam e dikujt”, ka thënë Alba.
Gjithashtu, së fundmi banorja është afruar me Metin, te cilit i ka shprehur se e pëlqen për faktin se është i vetmi deri tani që mban qëndrim dhe nuk i shkon nga pas, çka ka çuar më pas në biseda mes dyshes për të njohur më shumë njëri-tjetrin.