Duket se loja e vërtetë e BBV sapo ka nisur e bashkë me të edhe pëlqimet e para.
Deri para pak ditësh, është përfolur mjaft për një trekëndësh të mundshëm mes Meritonit, Rikes, Romeos dhe Rikes, Romeos dhe Heidit.
Mirëpo hyrja e Fationit në shtëpi, duket se ka ndryshuar ‘ujërat’ pasi mes tij dhe Heidit ka nisur një pëlqim që deri diku është konfirmuar nga të dy banorët.
Nga ana tjetër, Heidi është mjaft e afërt edhe me Romeon, sidomos pas qëndrimit në ‘kazermë’ si dënim nga ‘Vëllai i Madh’ për thyerje rregullash.
Kjo situatë sigurisht nuk i ka shpëtuar Rikes, e cila në bisedë me banorët në oborr iu tregon se ka nisur një trekëndësh në shtëpi, pjesë e të cilit nuk është ajo, ndërsa flet për Romeon, Heidin dhe Fatjonin.