Sikurse është konfirmuar edhe më herët nga mediat, BBV këtë sezon nuk do të jetë nën moderimin e Arbana Osmanit, por të Ledion Liços.
Ndonëse arsyeja e vërtetë nuk u konfirmua kurrë, qarkulloi lajmi se shkak për këtë vendim u bënë debatet e moderatores me drejtueses e “Top Channel”, Lori dhe Sara Hoxha.
Edhe pse të dyja palët, përmes postimeve dhe urimeve për Arbana Osmanin dhe restorantin e saj, treguan se nuk janë në konflikt, që pas konfirmimit të lajmit nga mediat se BBV do të moderohet nga Ledion Liço, ka bërë disa postime të cilat nëpër rrjet janë parë si reagime.
I njëjtë ishte dhe ky i fundit. Moderatorja ka shpërndarë një postim në Instastory, ku shkruhet: “Ndonjëherë, nuk ka rëndësi se i kujt ishte faji.”
Epo, fajin nuk e morëm vesh kurrë se i kujt ishte, por rezultati duket se është që Arbana dhe BBV i kanë ndarë rrugët e tyre, të paktën për këtë sezon.