Denisa Demaj është aktorja simpatike që e kemi njohur përmes roleve në teatër apo “Portokalli” dhe për këdo që s’ndjek asnjë prej tyre, është vajza e njohur e rrjeteve sociale me skeçet origjinale. E spikatur për çiltërsinë, Denisa nuk rezervoi asnjë grimë të sajën në intervistën për “Natën me Aulonën” në MCN duke treguar për prapaskenat e teatrit e televizionit.
Nga ky i fundit nuk e honeps dot shtirjen, ndaj kjo do të ishte edhe arsyeja pse s’do ta shihnim dot Denisën në një format si Big Brother, pasi nuk e koncepton dot nocionin e famshëm të “lojës”.
-Do të futeshe në Big Brother?
Denisa Demaj: Më kanë kërkuar të futem në Big Brother dhe nuk kam pranuar.
-Pse?
Denisa Demaj: Mendoj që pas Luizit, duhet një person shumë i fuqishëm për t’u futur në Big Brother tani. Një person i fuqishëm në të gjitha dimensionet e tij.
-Nuk e shikon veten tënde aq të fuqishme?
Denisa Demaj: Jo, e shikoj veten të fuqishme por unë personalisht si Denisa, nuk e mbaj dot atë format për arsye se jam shumë emocionale, përfshihem. Mund të luaj pesë ditë, por ditën e gjashtë kam rënë brenda.
-Me kë moj?
Denisa Demaj: Jo, jo, brenda me situata!