Kiara Tito këto kohë po shijon ditët e saj më të mira të suksesit deri më tani!
Nga jeta personale dhe marrëdhënia me Luiz Ejllin, e deri te gjithë sukseset profesionale, Kiara Tito duket se është shndërruar në kryefjalën e këtyre ditëve dhe pëlqyeshmëria e saj në publik dhe numri i fansave sa vjen e shtohet.
Ndërsa, pak ditë më parë moderatorja u surprizua nga një fanse e cila sapo ishte bërë nënë dhe vendosi që bebushen e saj t’a quante Kiara dhe mori një dron ku shprehej gjithë dashuria për të nga mbështetëset e saj që ajo i quan “Strateget” , sot shtëpia e Kiarës duket se është mbuluar nga lulet dhe dedikimet për të, duke u shprehur se e kanë ishull, është një vajzë shumë e fortë e shumë fjalë të tjera.
Këtë mbështetje të fansave, moderatorja ka vendosur t’a shpërndajë në Instagramin e saj duke i falenderuar ata.
Pas gjithë eksperiencës në Big Brother, zërave që kanë qarkulluar, gjithë projektet e fundit nga “Kepi i Vipave” te “KiaraTito Brand”, duket se Kiara i ka totalisht të merituara këto “doza dashurie” nga fansat e saj! 🙂