Si duket këtë vit do kemi sezon të mbushur plot me filma ‘Made in Albania’.
Kujtojmë se filmi ‘Në kuadër të dashurisë’ ka pak ditë që është lançuar. Një tjetër film po vjen si produksion nga Ermal Mamaqi. Dhe për të mos harruar dhe filmin e ri që po përgatit Bora dhe Donaldi.
Pas suksesit të filmit “2 gisht majtë”, Mamaqi po sjell serinë e dytë të këtij filmi.
Me një postim ai përshëndeti kolegët e tij të filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ dhe konkretisht Ledion Liçon.
“Meqë nuk na ftove në Premiere Ledion Lico, erdhëm dje dhe qerasëm njeri tjetrin. Suksese @topchannelfilms”
Mbyll postimin Ermali teksa shihet që ka qenë për të parë filmin së bashku me Elvana Gjatën.