Moderatorja Marina Vjollca vazhdimisht flet me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke iu treguar gjithë kohën “ndodhitë” e saj, mirëpo kulmi i të këqijave ishte kur dogji dorën me vaj duke gatuar.
Teksa shfaqej me fasho nëpër duar, njerëzit u bënë merak e nisën ta pyesin ç’i kishte ndodhur. Moderarorja u tregoi se po i kalonte dhimbjet me qetësues dhe priste që situata të përmirësohej.
Megjithatë, dhimbjet s’paskan fund për Marinën dhe s’thonë kot që “kur të vjen e keqja, hapi derën”. Pas djegies së dorës, ajo tashmë ka probleme me dhëmbët.
Sot, moderatorja është zgjuar me dhëmballën e enjtur, fill pasi u tregoi ndjekësve se Gushti kishte nisur keq për të.
“Jam zgjuar me dhëmballë të enjtur. A ka më për mua?”- shkruan Marina.