Sara Hoxha është një emër mjaft i dashur në showbizin tonë. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për ndarjen nga reperi Ledri Vula, ndërsa sytë e rrjetit kanë qenë te ata për muaj me radhë për të mësuar më shumë rreth ndarjes dhe arsyeve që çuan në përfundimin e këtij raporti shumëvjeçar.
Sara tani vazhdon jetën e saj në Tiranë, me vajzën e saj Poem, ndërsa është gjithnjë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, influencerja ka treguar për një ndryshim të mundshëm në pamjen e saj, duke shtuar baluke. Ndonëse vetëm një filtër, duket se Sara po mendon për një ndryshim tjetër, pas flokëve të kuq.
Si mendoni ju, i shkojnë?