Festa e Capital T për koncertin e tij të dytë madhështor “Time Capsule 2” , mblodhi bashkë gjithë personazhet publikë më të dashur të ekranit dhe showbizit, mes tyre edhe modelen Adrola Dushi, me të cilën Capital T përflitet prej kohësh që është në një marrëdhënie.
Burime treguan se Adrola gjatë gjithë festës, ishte sjellë si një “zonjë e vërtetë shtëpie”, duke respektuar gjithë të pranishmit.
Nga festa, modelja ndau disa foto në Instagram, por duke u kujdesur që të mos postojë asgjë me Capitalin, duke treguar që thjesht kishte harruar të bënte foto me të.
Pak e çuditshme në fakt, pasi ata kanë kaluar kohë vetëm për vetëm gjatë festës, ku shihet se Capital e ka përqafuar modelen dhe po kalojnë shumë mirë krah njëri-tjetrit.
Doni më shumë konfirmime? 😉