Si është të jesh në të njëjtën punë dhe të njëjtin mjedis pune me partnerin ? Kësaj pyetjeje nuk kanë mundur t’i japin një përgjigje të prerë me dhjetëra studime, me dhjetëra ekspertë, aq kohë sa përvojat personale janë të ndryshme dhe aq kohë sa secili që e ka provuar, ka përjetime tërësisht vetjake. Ndonjëherë është mirë, ndonjëherë është keq, ndonjëherë është shumë mirë… Si rasti i Bietës dhe Albanit, dikur.
Tema e “Ftesë në 5” pasditen e kësaj të premteje bëri pjesë edhe moderatoren Bieta Sulo, e cila, për shumë vite ka punuar bashkë me Alban Dudushin, bashkëshortin e saj. Ama, sot e kujton si një kohë shumë të bukur… Duke u rikthyer pas shumë vite më herët, në Top Show, ajo gazetare, pastaj kryeredaktore e më vonë, në Top Magazine, edhe opinioniste, puna me Albanin ishte shumë komode. Jo vetëm sepse kalonin shumë kohë bashkë, tregon Bieta, por edhe sepse oraret e lira i kishin njëlloj. Kjo, ishte një gjë shumë e mirë për të dy.
“Unë e kam menduar shumë të bukur. Unë isha shumë e re, Albani ndoshta pak më i pjekur, por kalonim shumë kohë me njëri-tjetrin. Ishin gjithë ditën bashkë këtu, por po ashtu kishim edhe të njëjtat orare. E rëndësishme për çiftin është të përputhen oraret e lira. Kur je në të njëjtën punë, të paktën oraret e lira të përputhen”, – kujton Bieta me nostalgji për kohën kur Albani dhe ajo ishin në të njëjtën punë.
Por sot, shton moderatorja, situata ka ndryshuar, sepse oraret e ndryshme i bëjnë ata t’i marrë malli për njëri-tjetrin, ndaj edhe u duhet të bëjnë më shumë sakrifica për kohën që kalojnë bashkë: “Tani, Albani është në një tjetër televizion, bën tjetër emision. Kur unë mbaroj pasdite punën, Albani shkon në punë, kur vjen Albani nga puna, unë jam në gjumë. Kur zgjohem unë në mëngjes, atë e lë në gjumë, kur takohet çifti me njëri-tjetrin?” – tha ajo me të qeshur, por edhe me keqardhje.