Flori Mumajesi ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme e mes shumë urimesh, një nuk ka munguar as nga Arbana Osmani.
Teksa ka ndarë një foto të tijën në Instagram, Arbana shkruan: “Gëzuar ditëlindjen. Ti pret dhurata sot, por nuk ta kalojmë dot pas asaj që bëre për ne. Të dua!”
Arbana i referohet një prej momenteve më të bukura të dasmës së saj me Eduartin, kur Flori Mumajesi i dhuroi një këngë, të shkruar posaçërisht për ta.
Këngën e këndoi vetë Flori, Bruno dhe Klajdi, një moment që e ka emocionuar si Arbanën edhe Edin. I veçantë ishte fakti që pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit.