Kanë qenë të shumtë yjet e kinemasë që kanë ndriçuar Festivalin e Filmit në Venecia këtë vit.
Por në tapetin e kuq ku parakaluan yjet e Hollywood, ishte edhe modelja shqiptare Cindy Marina.
Ka qenë vetë Cindy që publikoi foto nga eventi madhështor, ku duket mahnitëse.
“Festivali i 81-të i Filmit në Venecia! Pjesëmarrëse në premierën e filmit “Love”. Çfarë ëndrre e realizuar!!! Një moment i vërtetë për mua të isha në gjendje të ecja në të njëjtin tapet me yjet më të mëdhenj të Hollivudit! Faleminderit ekipit për gjithçka!”
Cindy ka postuar edhe video nga ngjarja madhështore.