Olsi Bylyku është një nga shumë personazhet e njohur shqiptarë që ka udhëtuar mbrëmjen e sotme drejt Gjermanisë, për të mbështetur kombëtaren nesër në stadium.
Olsi ka ndarë disa momente teksa ndodhet nën shoqërinë e babait të tij.
Që pas daljes nga BBV, Olsi ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes së mediave duke u fokusuar në biznes dhe karrierën e tij në muzikë.
Shqipëria do të përballet nesër në Dortmund me Italinë, ndërsa në stadium do të jenë rreth 50 mijë tifozë kuqezinj për të mbështetur kombëtaren tonë.