Olsi Bylyku dhe ish partnerja e tij Egli Tako, kanë në qendër të mediave rozë këto ditë për shkak të ndarjes së tyre. Asnjë nga të dy nuk kishte reaguar publikisht më parë përsa i përket lajmeve që qarkullonin nëpër portale, deri mbrëmjen e djeshme ku aktori ka qenë i ftuar në emisionin e binjakëve Veshaj, ku ndër të tjera është pyetur edhe për ndarjen nga partnerja e tij Egli Tako.
“Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohem ti jap kohën të gjithëve e partneres. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë. Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.” – ka thënë Olsi përsa i përket kësaj situate.
Mirëpo, kjo deklaratë e Olsit ka bërë edhe Egli të thyejë heshtjen, edhe pse jo në mënyrë direkte.
Pas transmetimit të intervistës së Olsit, Egli ka shpërndarë një shkrim në Instastoryn e saj ku shkruhet:
“Një grua e mirë kurrë nuk do t’a bëjë një burrë të kuptojë me zor që ajo është një grua e mirë.Nëse ai nuk e kupton vet këtë gjë, është humbja e tij. ”
Me sa duket edhe Egli e tha fjalën e saj me një postim të vetëm.