Olta Gixhari dhe Sara Hoxha do të luajnë përkrah njëra-tjetrës në filmin “Në kuadër të dashurisë” në rolin e dy motrave, përkatësisht Jonida dhe Aria.
Roli i tyre ka bërë që vajzat të shpenzojnë shumë kohë me njëra-tjetrën duke u njohur më mirë, gjë që ka bërë që tashmë ato të jenë thuajse të pandara prej njëra-tjetrës.
E mesa duket Oltës Gixharit po i pëlqen ideja e të pasurit Sara Hoxhën në familje, pasi në një postim në ‘Instastory’, aktorja ka nxjerrë djalin e saj Amarin, me vajzën e Sarës dhe Ledri Vulës, Poem Blu.
Në postimin e ëmbël ku fëmijët shfaqen duke luajtur e duke u përqafuar me njëri-tjetrin, Olta ka shkruar: “Ja dhe kjo punë mori fund”
Sigurisht që e gjitha kjo është në kontekstin e shakasë – ose jo, por duhet shumë shumë kohë për t’a parë këtë.
Ndërkohë ajo që është e sigurt, është miqësia e ngushtë tashmë mes Olta Gixharit dhe Sara Hoxhës – të cilat, një ditë mund të jenë edhe krushka! 🙂